Aplikacioni për komunikim audio dhe video, Skype, është bllokuar në Emiratet e Bashkuara Arabe. Njoftimi është dhënë nga Microsoft e cila ka në pronësi aplikacionin Skype.
Kompania njoftoi se janë në përpjekje për heqjen e bllokimit, ndërsa nuk janë dhënë arsye se pse ka ndodhur kjo.
Emiratet e Bashkuara Arabe prej vitesh kanë bllokuar edhe përdorimin e aplikacionit tjetër të ngjashëm, FaceTime të kompanisë Apple.
Qytetarët kanë reaguar ashpër për bllokimin e këtyre aplikacioneve, për të cilat thonë se i shfrytëzonin për komunikime me njerëz nga vende të tjera. /kp/Telegrafi/