Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Kotzias gjatë udhëtimit të tij në Serbi është takuar me zyrtarë të lartë të këtij vendi.
Por, gjatë takimit me homologun e tij serb Ivica Daçiq, Kotzias kishte pranuar të këndojë në duet një këngë greke, transmeton Telegrafi.
Nikoqiri e kishte ftuar në një drekë, ku derisa ishin ulur në tavolinë ata filluan të këndojnë këngën e njohur të këngëtarit grek “Giorgos Dalaras “Do not Forget my Eyes”.
I emocionuar nga mikpritja e ngrohtë, Kotzias ishte ngritur në këmbë që t’i bashkohet homologut serb me të cilin “argëtuan” të pranishmit tjerë.
Por, kjo nuk është hera e parë që shefi i diplomacisë së Serbisë u këndon politikanëve të huaj.
Vitin e kaluar gjatë vizitës zyrtare në Beograd të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, Daçiq i kishte kënduar një këngë të vjetër turke. /Telegrafi/