Jo vetëm Era Istrefi, por edhe një këngëtar shqiptar do të bashkëpunojë me artist të Xhamajkës.
Këngëtarja shqiptare solli këngën “Oh God” në duet me këngëtarin Konshens, i cili u mirëprit prej fansave dhe publikut.
Kësaj radhe është Robert Berisha, që do të sjell një këngë të re pas asaj që e publikoi muajin e kaluar “Pa ty”.
Nëpërmjet një fotografie dhe një mesazhi në llogarinë personale në Instagram, ai ka treguar se është duke bashkëpunuar me këngëtarin e njohur xhamajkan, Bay-C.
Ky i fundit ka shkruar “Chilling me vëllanë tim Robert Berisha. Kënga e re shumë shpejt”
Bay-C është një këngëtar i suksesshëm xhamajkan, i cili është bërë i njohur në të gjithë botën me hite të ndryshme.
Në vitin 2015 ai ka kryesuar listat e “MTV”-së në Gjermani dhe në kontinentin afrikan. /Telegrafi/