“Sha je be tu folën” është pa dyshim një prej programeve humoristike më të pëlqyera në vend.
Për Vitin e Ri ata publikuan episodin e tyre festiv, të mbushur me të qeshura dhe humor, i cili është pritur tej mase mirë nga publiku.
Kasti i serialit janë në përfundim e sipër të sezonit të radhës, nga i cili kanë mbetur gjithsej edhe dy episode.
“Sha je be tu folën” ndërkohë ka prezantuar për publikun edhe promon e episodit të parë për vitin 2023, përkatësisht të 52-tin me radhë.
Ndërkohë, menjëherë pas përfundimit të sezonit aktual, ata kanë planifikuar dhe do të nisin sezoni ne ri që nga shkurti i këtij viti. /Telegrafi/