Site icon Telegrafi

Pas Elton Johnit, edhe dyshja kroate refuzon të këndojë në inaugurimin si president të Trumpit

Presidenti i ri i SHBA-ve Donald Trump i ka ftuar dyshen kroate të grupit “2Cellos” për të kënduar në inaugurimin e tij.

Por këta e kanë refuzuar ftesën shkaku i obligimeve të planifikuara koncertore dhe me dukatë e falënderuan miliarderin.

Komisioni për inaugurimin e Trampit po has në shumë probleme të mëdha pasi që nuk po mundin të gjejnë muzikantë që do të perfomojnë në ceremoninë e 20 janarit, transmeton Telegrafi.

“Po thërrasin menaxherë, agjentë dhe po hasin shumë probleme të mëdha”, tha burimi.

Përndryshe, dyshja kroate nuk janë të vetmit që e kanë refuzuar ftesën e Trumpit pasi që deri më tani një gjë të tillë e kanë bërë edhe Elton John, Kid Rock dhe Billy Rej Cyrus. /Telegrafi/

Exit mobile version