Pasi Real Madridi u eliminua nga Manchester City prej Ligës së Kampionëve, Ziendine Zidane është pyetur rreth të ardhmes së tij.
Trajneri francez nuk ka lënë dyshime se do të largohet nga Los Blancos, duke thënë se ai është në krye të skuadrës.
“Vitin tjetër do të shohim se çfarë do të ndodh. Duhet të mbyllim për tani, që të kemi pak pushim, më pas do të shohim”, ka thënë Zidane.
“Unë jam këtu, jam trajner i Madridit derisa diçka nuk ndodh, por natyrisht se unë do jem këtu. Nuk kam ndonjë gjë kundër”.
“Nuk kam dëshirë të kem më këso pyetje, pasi edicioni përfundoi këtu dhe duam të kemi pak pushim”, ka shtuar më tej ai.
Zidane u bë trajneri i parë në histori të Ligës së Kampionëve që arriti të fitonte tre herë radhazi Ligën e Kampionëve, ndërsa mbrëmë u eliminuan në 1/8 e finales nga City i Pep Guardiolës. /Telegrafi/