Barcelona ka triumfuar ndaj Real Madridit në ndeshjen miqësore të zhvilluar në SHBA.
Katalunasit kanë mposhtur kampionët e Evropës me rezultat të ngushtë 3-2.
Njëri nga lojtarët më të përfolur të momentit është braziliani Neymar i cili mund të largohet nga Barcelona.
Pas ndeshjes ndaj Real Madridit, ylli brazilian ka pritur shumë mysafirë nga bota e sportit në SHBA.
Tre basketbollistët e NBA-së, Carmelo Anthony, Draymond Green dhe DeMarcus Cousins ishin të pranishëm aty ku shkrepën foto së bashku me brazilianin.
Pas tyre Neymar u takua edhe me legjendën e golfit Tiger Woods të cilit ia dhuroi një fanellë të Barcelonës.
Ndërkohë në fund braziliani pati një takim edhe me boksierin Floyd Mayweather. /Telegrafi/