Kylie Jenner është ndër personazhet me famë ndërkombëtare, që eksperimenton më së shumti me dukjet e saj.
Të tilla ajo i shfaq në rrjete sociale, duke marrë komplimente të ndryshme nga miliona ndjekësit, shkruan Mirror.
Por, në një postim në Instagram, Kylie ka vendosur që të shfaqet natyrale, me ngjyrën e flokëve, duke përdorur pak makijazh.
Ajo u pa duke marrë poza para kamerës në njërën prej veturave luksoze, teksa mori vëmendje të madhe.
Fansat tutje shpërthyen me komente, duke e konsideruar ngjyrën kafe të flokëve të saj më të përshtatshme.
Sidoqoftë kësaj, në mediat ndërkombëtare është raportuar se Kylie së shpejti do të bëjë pushime ekstravagante.
Kjo vjen, pasi për shkak të situatës me pandeminë coronavirus, ajo është mërzitur duke mos bërë asgjë. /Telegrafi/