Site icon Telegrafi

Pas Edona Zogut, edhe djali i Shkumbin Kryeziut i thotë lamtumirë KTV-së? (Foto)

Ka disa javë që flitet në media se spikerja e njohur e lajmeve Edona Zogu, ka braktisur KTV-në, televizionin në të cilin punonte deri më tani.

Është thënë gjithashtu se destinacioni i saj i radhës do të jetë kompania “Ipko”, mirëpo vet moderatorja Zogu nuk është prononcuar rreth kësaj çështje.

Por, mesa duket, nuk do të jetë e vetme Edona ajo që do të largohet nga ky televizion.

Lexo po ashtu Moderatorja Edona Zogu braktis KTV-në? (Foto)

Kohavisionin mesa duket do ta braktisë edhe prezantuesi i ri, Rrap Kryeziu, djali i producentit të njohur Shkumbin Kryeziu.

Lajmin për këtë e bëri të ditur vet Dreni përmes një fotografie të publikuar në llogarinë personale në Facebook, ku shfaqej pranë Edona Zogut, teksa në mbishkrimin e fotografisë shkruante: “E fundit për Edonën, për mua e parafundit. Lamtumirë KTV, ishte kënaqësi”.

Kjo ka lënë të kuptohet që edhe Rrapi po e përmbyll punën e tij si moderator në emisionin “Express” të KTV-së.

Mbetet të shihet, se cilat do të jenë figurat e reja që do zëvendësojnë dyshen në fjalë pas largimit nga televizioni. /Telegrafi/

Exit mobile version