Site icon Telegrafi

Pas dyshimit se babai i këshilltares së zv/kryeministres është i përfshirë në vjedhjen e mbi dy milionë eurove, Gashi shkarkohet nga detyra

Pas raportimeve në media se babai i këshilltares Hajrie Gashi është i përfshirë në vjedhjen e mbi dy milionë eurove, zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj, ka marrë vendim ta lirojë nga detyra.

Këtë e ka bërë të ditur, Halimaj përmes një shkrimi në Facebook.

Lexo po ashtu I dyshuari L.G, transferoi nga Thesari Shtetit mbi dy milionë euro në kompaninë LDA Group Shpk, me bazë në Llapushnik

Halimaj, ka thënë se Gashi që nga fillimi ka qenë ndër këshilltaret e përkushtuara jashtë mase dhe me sukses ka kryer të gjitha detyrat e ngarkuara nga unë, por thotë se largimi ka ardhur për shkak të krimit që është i një rangu të rëndë.

“Edhe pse jam e vetëdijshme që askush nuk duhet të mbahet përgjegjës për veprimet e familjarëve të tij, në këtë rast të saj, për shkak që kemi të bëjmë me një krim shumë të rëndë, lirimin e saj nga detyra e shoh si të domosdoshëm”, tha ajo.

“Këtë vendim e kam marrë për të hequr çdo dyshim para qytetarëve se funksioni i lartë i këshilltares do të mund të përdorej për pengim të drejtësisë”, ka shkruar Halimaj, njofton Telegrafi.

Exit mobile version