Telegrafi

Pas dy vjet pushimi, Angelina Jolien do ta shohim në një film të ri me pamje të ndryshme

Angelina Jolie po i rikthehet botës së rikthimit pas një pushimi dyvjeçar.

Aktorja hollivudiane shkaku i shkurorëzimit me tashmë ish-bashkëshortin, Brad Pitt, kishte lënë anash paraqitjet në filmat e rinj.

Por, së fundi zeshkania ka pranuar të jetë pjesë e një projekti të ri filmik, i cili ka filluar edhe xhirimet e para.

Brad Pitt dhe Angelina Jolie (Getty Images)

Aktorja e pranoi rolin në filmin “Come Away”, ku do të mëshiroj rolin e një gruaje me emrin Rose.

Kolegu i saj, David Oyelowo, publikoi në llogarinë personale në Instagram një fotografi të përbashkët të kastës së aktorëve dhe shumëkush është habitur me pamjen e aktores së famshme.

Për shkak të rolit, Angelina ka një parukë kaçurrelë, një fustan të zi, dhe krijuesit e maskave kanë bërë që ajo të duket pak më e vjetër.

“Filmi mbaron, nuk mund të presim që ta ndajmë këtë ri-imagjinatë magjike të Alice në Wonderland dhe Peter Pan,” shkroi aktori në Instagram.

Ndryshe, projekti filmik pritet që të shfaqet në ekranet e mëdha të kinemave gjatë vitit të ardhshëm. /Telegrafi/