Angelina Jolie po i rikthehet botës së rikthimit pas një pushimi dyvjeçar.
Aktorja hollivudiane shkaku i shkurorëzimit me tashmë ish-bashkëshortin, Brad Pitt, kishte lënë anash paraqitjet në filmat e rinj.
Por, së fundi zeshkania ka pranuar të jetë pjesë e një projekti të ri filmik, i cili ka filluar edhe xhirimet e para.
Aktorja e pranoi rolin në filmin “Come Away”, ku do të mëshiroj rolin e një gruaje me emrin Rose.
Kolegu i saj, David Oyelowo, publikoi në llogarinë personale në Instagram një fotografi të përbashkët të kastës së aktorëve dhe shumëkush është habitur me pamjen e aktores së famshme.
Për shkak të rolit, Angelina ka një parukë kaçurrelë, një fustan të zi, dhe krijuesit e maskave kanë bërë që ajo të duket pak më e vjetër.
“Filmi mbaron, nuk mund të presim që ta ndajmë këtë ri-imagjinatë magjike të Alice në Wonderland dhe Peter Pan,” shkroi aktori në Instagram.
Ndryshe, projekti filmik pritet që të shfaqet në ekranet e mëdha të kinemave gjatë vitit të ardhshëm. /Telegrafi/