Disa plazhe të ishullit Wight të Anglisë, pas dy vitesh janë mbushur sërish me sfera misterioze, që janë helmuese dhe mund të shkaktojnë probleme shëndetësore.
Prindërit dhe pronarët e kafshëve janë paralajmëruar të qëndrojnë larg këtyre copëzave, sepse mund t’i helmojnë fëmijët apo manarët, transmeton Telegrafi.
Nuk dihet saktësisht se çfarë janë këto materie që mbajnë erë benzine, që besohet të jenë të formuara nga disa rrjedhje që lëshojnë palmat të cilat rriten në breg të detit.
Kjo ndodh po ndodhë sërish, pasi më 2014 u pa ky fenomen për herë të parë.
Personat që kanë rënë në kontakt me këtë materie, kanë pasur irritime të lëkurës dhe probleme me frymëmarrjen. Në anën tjetër, qentë që e kanë prekur, kanë pasur çrregullime të ndryshme dhe disa kanë ngordhur.
Zyrtarët e ambientit kanë vënë njoftime që të mos preken materiet, por nuk kanë treguar se çfarë janë apo si kanë përfunduar në plazhe. /Telegrafi/