Site icon Telegrafi

Pas dy vitesh lidhje, Zayn Malik dhe Gigi Hadid i japin fund lidhjes së tyre

Getty Images

Këngëtari Zayn Malik dhe modelja e njohur Gigi Hadid i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Dyshja kishin dy vite së bashku, ndërsa vendosën që t’i ndajnë rrugët.

Zayn Malik dhe Gigi Hadid (Foto: Getty Images)

Ishte vetë Zayn ai që bëri të ditur këtë lajm përmes një statusi në rrjetin social Twitter.

“Gigi dhe unë kishim një marrëdhënie tepër të rëndësishme, të dashur dhe zbavitëse dhe kam një respekt të madh për Gigin si një grua dhe një mike. Unë jam mirënjohës të gjithë tifozët tanë për respektimin e këtij vendimi të vështirë dhe privatësisë sonë në këtë kohë, ne dëshirojmë që ky lajm të jetë ardhur prej nesh së pari. Ne ju duam të gjithë ju. XZ”, ka shkruar Malik.

Getty Images

The Sun shkruan që çifti u ndanë për arsye se oraret e tyre ishin të zgjatura, dhe detyroheshin shpesh që të mbanin lidhje në distancë.

“Ata nuk janë më çift por ata qëndrojnë të afërt dhe mbështetin njëri-tjetrin. Realiteti është se ata kanë qëndruar larg njëri tjetrin gjatë për një kohë të gjatë. Ata kanë orar të çmendur të punës që do të ushtronin presion mbi çdo marrëdhënie”, ka thënë një burim i afërt me The Sun. /Telegrafi/

Exit mobile version