Casc Fabregas ka edhe një arsye më tepër sot të festoj.
Mesfushori i Chelseat është bërë baba për herë të tretë, ku pas dy vajzave i ka lindur një djalë.
Futbollisti këtë moment të veçantë e ka ndarë me ndjekësit e llogarive personale në rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.
“Faleminderit Daniella dashuria ime, për gjithçka që më ke dhënë dhe që ke qenë gruaja më trimëreshë në tokë. Të dua shumë. Të dy, nëna dhe foshnja po ia dalin mrekullisht”, ka shkruar Fabregas në Instagram.
Kujtojmë se reprezentuesi 29-vjeçar spanjoll është i martuar që gjashtë vjet me bukuroshen 41-vjeçare Daniella Semaan. /Telegrafi/