Telegrafi

Pas dy javësh është shuar zjarri në malin Serta

Pas dy javësh shuarje me zjarrin, dy zjarret në malin Serta janë vënë nën kontroll të plotë.

Situata më kritike është në Makedonski Brod, ku po digjet në zonën e mbrojtur të Jasenit, në mes të Breznicës dhe Tazhevës. Në terren ndodhen punonjës të ndërmarrjes së gjuetisë Jasen dhe 50 pjesëtarë të Ushtrisë të cilët me mbështetjen e një helikopteri të MPB-së po përpiqen të shpëtojnë pyllin me pisha cilësore.

“Gjatë ditës së sotme operuam me dy “airtractor” të DMSH-së, dy helikopterë policie dhe një helikopter të ushtrisë, si dhe 80 pjesëtarë të ushtrisë”, thotë drejtori i QMK-së, Stojançe Angellov./Telegrafi/