Los Angeles Lakers janë rikthyer te fitoret në NBA pas dy disfatave të njëpasnjëshme.
Skuadra nga Kalifornia ka triumfuar në udhëtim te rivali i vjetër, Sacramento Kings me 16 pikë diferencë 129:113.
Qysh në çerekun e parë Lakers treguan se duan ta fitojnë takimin, ku e përfunduan me epërsi të thellë 22:44.
Plot shtatë basketbollist të Lakers shënuan pikë dyshifrore në këtë sfidë përfshirë Anthony Davis, Avery Bradley, Cadwell-Pope, LeBron James, Caruso, Rondo e Kuzma.
Më efikasi tek mysafirët ishte Anthony Davis me 21 pikë, katër kërcime e gjashtë asistime, ndërsa me lojë të mirë u dallua edhe Avery Bradley që shtoi 19 pikë.
Fox shtoi 24 pikë për vendasit, ndërsa Hield kontribuoi me 22 të tjera, por të pamjaftueshme për fitore. /Telegrafi/
Rezultatet:
Indiana Pacers – New York Knicks 85:92
Orlando Magic – Miami Heat 89:102
https://www.youtube.com/watch?v=5L64uB6v8_Q
Cleveland Cavaliers – Golden State Warriors 112:131
Washington Wizards – Brooklyn Nets 113:107
Boston Celtics – Philadelphia 76ers 116:95
Dallas Mavericks – Atalanta Hawks 123:100
San Antonio Spurs – Charlotte Hornets 114:90
Sacramento Kings – LA Lakers 113:129
Portland Trail Blazzers – Utah Jazz 124:107