Site icon Telegrafi

Pas dy dështimeve radhazi të Liverpoolit, Shaqiri: Nuk jemi në presion, do të mbetemi të parët deri në fund

Xherdan Shaqiri (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

Xherdan Shaqiri këmbëngul se presioni nuk ishte shkaku i barazimit të Liverpoolit kundër Leicester Cityt.

Liverpool ka pasur mundësinë që të lëviz shtatë pikë në krye të Ligës Premier të mërkurën, me Manchester Cityc që pësoi humbje kundër Newcastle Unitedit dhe 48 orë më parë barazuan 1-1 me West Ham Unitedit.

Ndërsa mund të ketë pasur një ndjesi nervozizmi në stadium, kështu nuk mendon sulmuesi shqiptar që pohon se skuadra nuk po vuan dhe se lojtarët janë të relaksuar në këtë aspekt.

Mohamed Salah dhe Xherdan Shaqiri (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)

“Unë nuk ndjej asnjë nervozizëm në ekip”, tha zvicerani për Sky Sports duke shtuar se “Kjo skuadër dëshiron të fitojë çdo ndeshje. Unë nuk shoh asnjë presion këtu”.

“Ne punojmë çdo ditë, ne shkojmë në çdo ndeshje me mentalitetin se do të qëndrojmë deri në fund të sezonit në vendin e parë”.

“Ndoshta tifozët janë më nervozë se ne, kjo është shumë normale. Kam përjetuar të njëjtën gjë në Bayern Munich. Ne nuk bëhemi nervoz, ne vetëm luajmë lojën tonë dhe përpiqemi të fitojmë ndeshjet”, pohoi Shaqa.

Ndryshe, futbollisti gjilanas deri më tani ka pasur 18 paraqitje për The Reds në të gjitha garat dhe ka shënuar gjashtë gola. /Telegrafi/

Exit mobile version