Akoma nuk është bërë një javë prej kur anëtarët e Babastars, Getoar Selimi dhe Visar Shala sollën bashkëpunimin e tyre “Bisha me dy koka”.
Me një ritëm jo të zakonshëm dhe një tekst, i cili përshtatej me Festën e Nëntorit, ra në duart e publikut dhe fansave të ‘labelit’ të njohur të muzikës shqipe.
Mirëpo, menjëherë pas këtij krijimi, Skivi ka filluar punë për këngën e radhës, e cila ndryshe nga kjo e fundit, thuhet se do të jetë solo.
Prive raporton se muzika do të punohet nga Big Deal Records, derisa teksti padyshim se është shkruar nga vet reperi.
Projekti ende i pa titull pritet të finalizohet brenda dy javësh dhe pastaj të bëhet publikimi.
Ndryshe, “Bisha me dy koka” u publikua me 27 nëntor (e hënë) dhe është pritur shumë mirë nga fansat e Babastars.
Dueti i Getit dhe Skivit tashmë e ka kaluar shifrën prej një milion shikimesh në YouTube.
Dy reperët e kanë shkruar tekstin e asaj kënge, me muzikë të Diez Production, ndërsa ana vizuale është realizuar nga XL Films. /Prive/Telegrafi/