Telegrafi

Pas duelit ndaj Oezdemir, Latifi mendon të garojë në kategorinë e peshave të rënda të UFC-së

Ilir Latifi, Volkan Oezdemir (Foto: Getty Images/Guliver)

Konkurrenti në kategorinë e peshave të lehta të UFC-së, Ilir Latifi, sot (e shtunë) përballet me Volkan Oezdemir, në kuadër të duelit kryesor në ‘UFC Uruguay’.

Fitorja do ta poziciononte sërish në garën për të konkurruar për titull pas humbje nga Corey Anderson. Mirëpo, ylli shqiptar i MMA, është duke e menduar edhe kalimin në kategorinë e peshave të rënda. Ai madje ka edhe një kundërshtar në mendje, ish-sfiduesin për titull, Derrick Lewis.

“Kam plane që të ndeshem në kategorinë e peshave të rënda, prandaj le të shohim. Të dyja divizionet janë të vështira. Kategoria e peshave të lehta është po aq e vështirë sa ajo e peshave të rënda”.

“Në të dyja kategoritë godasin rëndë; në kategorinë e lehtë janë më të shpejtë, me ritëm më të lartë. Ka avantazhe për luftëtarët më të rëndë, prandaj do të shohim. Do të doja të përballesha me këdo në top-10, ndoshta me Derrick Lewis.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ilir Latifi

“Nuk po shikoj pas Volkanit, ky është një duel, në të cilin duhet të jem i përqendruar dhe këtë do ta bëj. Më pas, do të shohim, do ta marrim vendimin pastaj”, ka thënë Latifi për MMA Fighting. /Telegrafi/