Telegrafi

Pas dueleve dhe bërrylave vjen pajtimi mes Higuain dhe Luiz

Chelsea e ka mposhtur Arsenalin për të siguruar triumfin në Ligën e Evropës të mërkurën në mbrëmje.

Blutë fituan 4-1 pas një paraqitje shumë të mirë në pjesën e dytë, me Olivier Giroud, Pedro  dhe Eden Hazard (dy herë) që shënuan.

24 orë përpara ndeshjes, Arsenali ishte favorit për të fituar Ligën e Evropës. Kjo pasi te Chelsea kishte një numër të lëndimeve, me Ruben Loftus-Cheek dhe Callum Hudson-Odoi që ishin jashtë – ndërsa N’Golo Kante ishte në dyshim.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Chelsea

Dhe për t’i bërë gjërat edhe më keq, u duk se dy nga yjet e tyre kishin një zënkë në stërvitjen e fundit në prag të finales.

Videoja tregonte se Gonzalo Higuain dhe David Luiz, shkëmbyen disa goditje të pakontrolluara mes tyre. Kjo bëri që Sarri të zëmërohej pas masë.

Por për fat të Chelseat në ndeshje gjithçka shkoi mirë.

Dhe pas fitores, Luiz dhe Higuain iu përgjigjën thashethemeve për prishje të raportit mes tyre me një numër video në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Maurizio Sarri çmendet pas dueleve dhe bërrylave të rrezikshëm mes Higuain dhe David Luiz në stërvitjen e fundit para finales

Luiz bën me gjestin kinse “shumë është folur” me dorën e tij, ndërsa Higuain thotë: ‘Asgjë nuk ka ndodhur, unë e dua Davidin!”.

Sulmuesi pastaj e puth shokun e tij në faqe, i cili përgjigjet: “Edhe unë të dua, vëlla!”.

Duket se Luiz dhe Higuain janë ende në raport të mirë, dhe gjera të tilla në stërvitje ndodhin kur tensioni është i madh para një ndeshjeje të rëndësishme. /Telegrafi/