Site icon Telegrafi

Pas dorëheqjes së Isa Mustafës, kryetarët e degëve të LDK-së mbesin në detyrë

Sekretari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi ka thënë se pas dorëheqjes së kreut të partisë, Isa Mustafa, të gjithë kryetarët e degëve të kësaj partie do të mbesin në detyrë.

Abrashi para medieve, pas përfundimit të mbledhjes me kryetarët e degëve, tha se nuk ka ende emër të ndonjë kandidati për kryetar partie.

“Realisht kryetari dje ka dhënë dorëheqje dhe ka njoftu. Është në funksion asaj detyrës së kryesisë, ndërkaq kryetarët e degëve mbesin të gjithë në detyrë. Ajo që është diskutuar sot është që kryetarët e degëve do të mbesin në detyrë, deri në organizimin e kuvendit e cila do të ndodhë pas disa javësh, kryetari do të deponoj dorëheqjen në Kuvend”, u shpreh Abrashi.

Ndryshe, ai tha se do të formohen komisione për kandidaturat dhe për punën e Kuvendit.

“Ne do t’i kemi dy-tri komisione, njëri prej tyre do të jetë edhe komisioni që do të merret me kandidaturat. Dje në mbledhje kryetari ka njoftuar se dorëheqja është e parevokueshme. Nuk ka për momentin emra, një komision i cili do të merret me punën e Kuvendit dhe një me kandidatura do të fillojë shpejt punën”, tha Abrashi. /Telegrafi/

 

Exit mobile version