Telegrafi

Pas dollapit me libra gjendej dera e fshehtë, pas kontrollit të detajuar policia australiane konfiskon drogë, armë e para

Kur policia u fut në një shtëpi në periferi të Sydney as që kishin menduar se do të hasin në një derë të fshehtë dhe të fillojnë një kërkim më të detajuar, për shkak të fshehjes së drogës që ishte në pronësi të një bande kolumbiane.

Policia australiane ka arritur të gjej dhe konfiskoj para, drogë, revoledhe elektroshok. E për të kryer hetimet siç duhej, policia ishte detyruar ta konfiskoj gjithë shtëpinë, kjo për faktin se ishin bërë renovime në të dhe në shumë hapësirë kishte vende të fshehta, transmeton Telegrafi.

Kjo bastisje ishte kryer në vitin 2017, kur inspektorët gjetën dhoma të fshehta në bodrum, në të cilin për t’u futur është dashur të kalohet përmes një dere të fshehtë të maskuar me dollap me libra.

Prapa dollapit gjendej sasi e madhe e drogës, armëve dhe parave. Por, edhe pse bastisja ishte kryer dy vite më parë, fotografitë janë publikuar gjatë kësaj jave nga policia australiane.

E pronari i shtëpisë, një burrë 45-vjeç, po akuzohet për disa vepra penale – kryesisht të lidhura me tregtinë me drogë. Ai në fillim të këtij viti ka pranuar fajin, dhe kështu është dënuar me tre vite burgim. E gjatë javës së kaluar policia është futur sërish në shtëpinë e tij për të gjetur dëshmi shtesë. /Telegrafi/