Telegrafi

Pas divorcit nga Klaudia Pepa, Albi Nako do të fejohet me balerinën Alba Hoxha

Dashuria e tyre u kurorëzua në martesë në vitin 2013 gjatë emisionit “E Diela Shqiptare”, por u ndërpre në mënyrë të papritur në vitin 2017, pasi dyshja dha lajmin e bujshëm se ata ishin ndarë prej një viti.

Bëhet fjalë për koreografin e njohur Albi Nako dhe balerinën Klaudia Pepa, ku divorci i tyre ka qenë një nga lajmet më të komentuar muaj më parë në mediat online.

Siç treguan dhe ata, arsyet e ndarjes ishin largësia, pasi Klaudia u zhvendos në Itali për të ndjekur karrierën e saj atje. Mirëpo prej kohësh koreografi i njohur Albi Nako është përfolur për një lidhje me balerinën e trupës së tij, Alba Hoxha.

Dyshja është kapur shumë herë nën shoqërinë e njëri-tjetrit, madje ata u nisën me pushime dhe në disa vende të Europës. Kjo gjë bëri që shumë media të aludonin se mes tyre ka nisur një lidhje.

Por, pavarësisht se çifti e mohoi një lidhje mes tyre, së fundmi është zbuluar se në fakt ata jo vetëm që janë të lidhur, por së shpeti dhe do të fejohen.

Burime të ‘Iconastyle.al’ bëjnë të ditur se lidhje e tyre tashmë është bërë familjare dhe shumë shpejt ata do e zyrtarizojnë. Burime pranë tyre tregojnë se Albi dhe Alba kanë nisur përgatitjet për fejesë dhe shumë shpejt pritet që të shkëmbejnë unazat.