Re të dendura dhe vranësirat me reshje, kanë bërë që pjesa perëndimore e Evropës të ftohet pas ditëve të nxehta të verës.
Megjithatë, raportet tregojnë se dhjetëra persona kanë humbur jetën duke kërkuar “shpëtim” nga i nxehti në ujë, transmeton Telegrafi.
Meteorologët të hënën kanë parashikuar reshje shiu në lindje – në drejtim të Polonisë që ka regjistruar pesë ditë jashtëzakonisht të nxehta.
France has seen its 'darkest day' this year as a supercell storm hit the northern town of Rethel.
The severe weather conditions saw 44,000 lightning strikes in one day, along with heavy rain and floods in some areas.
Watch more videos from Sky News: https://t.co/ubK2E2J6NP pic.twitter.com/UdrqRC9rpg
— Sky News (@SkyNews) June 21, 2021
Shërbimi gjerman i meteorologjisë DWD, ka njoftuar që temperaturat në perëndim dhe veri të vendit, gjatë vikendit ka rënë nën 30 gradë celsius pas shirave të rrëmbyeshëm.
E pas të temperaturave të larta, në Francë kanë filluar në masë të madhe stuhitë dhe vranësirat e përcjellura me reshje shiu, duke bërë që të shemben disa objekte. Stuhia ka ndërprerë punën edhe të shumë digave.
Erërat që frynin me shpejtësi prej 137 kilometra në orë në Spanjë, kanë shkulur pemë dhe kulmet e shtëpive. Në qytete të ndryshme janë dëmtuar dhjetëra vetura, e shërbimi francez i meteorologjisë ka regjistruar të shtunën 44.000 rrufe që janë shkarkuar.
Deri më tani nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes që mund të ketë lidhje me këto rruge, por disa vende kanë raportuar për njerëz që kanë humbur jetën nëpër pishina, liqene e lumenj – derisa po tentonin të freskoheshin. /Telegrafi/