Site icon Telegrafi

Pas diskutimeve të ashpra, caktohet rendi i ditës në Kuvendin e Maqedonisë

Pas disa orë diskutimesh, Kuvendi arriti që ta caktojë rendin e ditës të seancës së 32-të, ku janë përfshirë 40 pika, ndër të cilat edhe Ligji për përdorimin e gjuhëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përplasje të ashpër kishte nëse propozimi për diskutim të amandamenteve për Ligjin për gjuhët të futet në rend dite, ose jo.

Kryuekuvendari Xhaferi nuk u dha të drejtë për vërejtje procedurale për bashkërenduesit e grupit parlamentar, pasi që Vllatko Gjorçevi i OBRM-PDUKM-së nuk ishte i pranishëm./Telegrafi/

Exit mobile version