Një burrë në Liban u tërhoq i gjallë nga rrënojat e një ndërtese, disa orë pas shpërthimit masiv në qytetin e Bejrutit.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet e ditur se burri më pas u dërgua në spital për trajtim, ndërsa raportohet se dhjetëra njerëz janë konfirmuar të zhdukur.
Ndryshe, numri i viktimave nga shpërthimi në Bejrut u rrit në 100, kurse 4,000 persona të tjerë janë lënduar.
Shpërthimi ndodhi në një port detar ku ishin të ruajtura disa mjete eksplozive, mirëpo, ende nuk dihen shkaqet e këtij incidenti.