Manchester United raportohet se po negocion kushtet e pagës me mbrojtësin francez Leny Yoro i cili duket se ka dhënë dritën e gjelbër që transferimi të kryhet.
Përforcimet në fazën defanzive janë një prioritet për ‘Djajtë e Kuq’ këtë verë dhe duket se Unitedi po i afrohet transferimit të Leny Yoros nga Lille.
Sipas gazetarit Nabil Djellit, 18-vjeçari po negocion me klubin anglez rreth pagës së tij para se të kryhet transferimi.
Real Madridi ishte favoriti për të nënshkruar me Yoron, me francezin që besohej se po favorizonte një transferim në ‘Santiago Bernabeu’.
Info (suite). Lille a bien accepté offre de 50 + 12 (62M€). Leny #Yoro est en négociation avec Manchester United sur des conditions salariales. Tendance favorable et porte ouverte à ManUtd. Le Real toujours là mais en retrait. #Mercato https://t.co/N3C3odGMKq
— Nabil Djellit (@Nabil_djellit) July 16, 2024
Adoleshenti francez u bë pjesë e ekipit të parë të Lille në sezonin 2022/2023, para se të bëjë 44 paraqitje në elitën e futbollit francez, aty ku me paraqitjet e tij tërhoqi interesimin e disa klubeve të ndryshme evropiane.
Klube të mëdha duke përfshirë edhe Liverpoolin u tërhoqën nga gara për të nënshkruar me Yoron pasi ai thuhej se e kishte mendjen tek Real Madridi, por tani duket se ‘Djajtë e Kuq’ kanë tejkaluar kampionin në fuqi të Evropës.
Të dielën, Manchester United pagoi 36.5 milionë euro për të nënshkruar me sulmuesin Joshua Zirkzee, që ishte transferimi i parë i epokës së Sir Jim Ratcliffe.
Përkundër përpjekjeve të tyre për të nënshkruar me Yoron, Unitedi shpreson të nënshkruajë gjithashtu edhe me reprezentuesin holandez Matthijs De Ligt nga Bayern Munichu.
United gjithashtu janë të etur për të nënshkruar me mesfushorin uruguaian Manuel Ugarte, të cilin e konsiderojnë si pasuesin ideal të Casemiros./Telegrafi/