Site icon Telegrafi

Pas disa konsultimeve, Mërgim Lushtaku vendos të votojë pro Haradinajt

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku ka thënë se do ta votojë qeverisjen Haradinaj.

Ai tha se do t’i qëndrojë prapa fjalës së tij, pasi që beson se kjo qeveri do t’i sjell dobi vendin.

Lexo po ashtu Sami Lushtaku: Mërgimi do ta votojë Qeverinë Haradinaj

“Kam pasur diskutime me degën e Skenderaj. Biseda me ta ka qenë për emrat e kabinetit qeveritar dhe ata janë pro këtij kabineti. I besojmë vendimeve të Kadri Veselit”, ka thënë Lushtaku.

Më herët u raportua se Lushtaku kishte thënë se do të votojë kundër Haradinajt, mirëpo një gjë e tillë siq e potencoi edhe ai vetë duket se nuk do të ndodhë. /Telegrafi/

Exit mobile version