Telegrafi

Pas disa gotave me alkool, turistja braziliane zhvishet lakuriq dhe hidhet nga ura në Porto – shpëton pa ndonjë lëndim

Ky është momenti kur një vajzë zhvillet lakuriq dhe hidhet nga një urë mbi 25 metra e lartë në Portugali.

Turistja që besohet të jetë nga Brazili, u filmua duke bërë një hedhje të rrezikshme nga ura Dom Luis në Porto, transmeton Telegrafi.

Pamjet e publikuara më poshtë shfaqin vajzën e cila pas disa gotave me alkool, vendosë të zhvishet dhe të qëndrojë për pak sekonda mbi rrethojën mbrojtëse të urës, ku më pas u hodh në lumin Douro.

Sikur kjo të mos mjaftonte, asaj i bashkohen dy vajza tjera që zhvishen lakuriq dhe qëndrojnë mbi urë. E pasi që del nga uji turistja braziliane ngjitet sërish lart dhe vesh xhinset.

Mediat lokale raportojnë se për këtë veprim nuk është arrestuar askush, ndërsa vajza që u hodh ka shpëtuar pa ndonjë lëndim. /Telegrafi/