Site icon Telegrafi

Pas disa gotave alkool, mikeshat e bindën se mund të futet në rrobalarëse – detyrohen t’i telefonojnë zjarrfikësve për ta ndihmuar

Ky është momenti kur një studente nga Anglia shpëtohet nga një ekip i zjarrfikësve, pasi ajo kishte ngecur brenda rrobalarëses.

Rosie Cole, 21-vjeçe, pasi disa gotave me alkool, ishte nxitur nga mikeshat që të futet brenda rrobalarëses – pasi mendonin se mund të dilte pa ndonjë problem, transmeton Telegrafi.

Mirëpo ky veprim studentes së dehur i kushtoi shtrenjtë, ngeci brenda dhe mikeshat e saj u detyruan të kërkojnë ndihmë nga zjarrfikësit.

Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, ata e kuptuan me çfarë kanë të bëjnë – iu deshën 20 minuta që këtë vajzë të re ta nxjerrin pa pësuar as edhe lëndim më të voglin. /Telegrafi/

Exit mobile version