Mike Tyson është një nga boksierët më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe më në fund ka emëruar nokautin e tij të preferuar nga karriera e tij vezulluese.
Në një karrierë profesionale që zgjati mbi dy dekada, ‘Iron Mike’ arriti 44 nga 50 fitore të mahnitshme brenda distancës, një përqindje që mund të përballet me çdo peshë të rëndë në shekullin e kaluar.
Gjatë një interviste të fundit me ESPN, Tyson zbuloi se nokauti i tij i vitit 1987 ndaj Pinklin Thomas për të ruajtur titullin e tij në peshën e rëndë është ai që ai vlerëson mbi 43 nokautet e tjera të tij.
Kur u pyet se cila ishte e preferuara e tij, Tyson thjesht tha: “Pinklin Thomas. Sepse e godita 15-16 herë me grushte në mjekër për ta rrëzuar”.
Tyson ka nokautuar shumë emra të mëdhenj si Frank Bruno, Larry Holmes dhe Trevor Berbick për të përmendur disa.
Ai ende mban rekordin për kampionin më të ri të botës në peshën e rëndë në historinë e sportit, por përkundër kësaj, ekziston një mendim se në një farë mënyre Tyson nuk e përmbushi kurrë potencialin e tij, për shkak se karriera e tij u prish nga një burgim në fillim të viteve 1990. /Telegrafi/