Për më shumë se shtatë muaj aktivistja e Vetëvendosjes, Adea Batusha, qëndron në arrest shtëpiak me dyshimin për “sulm terrorist ndaj Kuvendit të Kosovës”.
Ndërkohë që Batusha ende është në masë e arrestit shtëpiak, ajo sot u diplomua në Fakultetin Filozofik.
Njoftimin për diplomimin e saj përmes një shkrimi në Facebook e bëri zëdhënësja e Vetëvendosjes, Tinka Kurti.
Lexoni më poshtë urimin e saj për Adea Batushën:
“Adea jonë po mbahet prej verës në pranverë pa pikë të drejte në arrest shtëpiak. Paradoksalisht, sot diplomoi në vendin ku stërhollohet koncepti i lirisë, në Filozofi, për t’u kthyer në vuajtje të arrestit. Liri aktivistëve! #drejtësipërAstritin”./Telegrafi/