Një aeroplan i vogël me dy motorë është detyruar të bëjë një “ulje emergjente” në një periferi jugore të Parisit.
Si pasojë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, tre personat në bord u dërguan në spital duke kërkuar trajtim urgjent, por lëndimet e tyre nuk u konsideruan të rrezikshme për jetën, thanë zyrtarët.
Askush tjetër nuk u lëndua nga incidenti.
⚡️Twin-Engine #Airplane Crash Lands In #Villejuif, in Val-de-Marne, #France.
Rescue teams are currently on the scene. The cause of the incident is unknown.
✈️️✈️️✈️️ pic.twitter.com/13QkfYDxDM— Mahalaxmi Ramanathan (@MahalaxmiRaman) December 5, 2023
Siç bëhet e ditur më tej, aeroplani u ul në një zonë banimi në Villejuif pas një dështimi të motorit, sipas ministrit francez të Transportit, Clément Beaune.
? Un petit avion atterrit en urgence en pleine ville à Villejuif pic.twitter.com/9ymrZgBTpW
— BFMTV (@BFMTV) December 5, 2023
Tre personat në bord ishin një instruktor fluturimi rreth të 80-tave dhe dy pasagjerë në fund të të 20-tave, sipas raporteve të mediave lokale.
Ndërkohë bëhet e ditur se aeroplani filloi uljen emergjente në një rrugë përpara se të përplasej me murin e një ndërtese apartamentesh.
A plane crashed in #Villejuif pic.twitter.com/KUaUtQPFHa
— European Union club (@TheEuropeanUC) December 5, 2023
Ai përfundimisht u ndal në kopshtin në pjesën e pasme të ndërtesës së apartamenteve, me pjesë të aeroplanit që “mbetën” mbi çatinë e një garazhi aty pranë.
Avioni fillimisht u ngrit nga Rouen – rreth 130 km (80 milje) nga Villejuif – dhe supozohej të ulej në Toussus-le-Noble, afër Versajës. /Telegrafi/