Tre persona kanë mbijetuar pasi ishin në bordin e një aeroplani FedEx që “u përplas” në aeroportin Metropolitan Chattanooga të mërkurën mbrëma, sipas Departamentit të Zjarrfikësve në Chattanooga, Tennessee.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një telefonatë erdhi në orën 23:04 të mërkurën mbrëma në lidhje me raportet se një aeroplan Boeing 757 i FedEx po përjetonte dështimin e pajisjes së uljes gjatë afrimit të tij përfundimtar në aeroport.
New video shows Fedex 757 emergency landing at Chattanooga Airport in Tennessee without its landing gear earlier today. Fire services quickly responded and the 3 crew members on board evacuated safely. https://t.co/zndv7Xfpdt pic.twitter.com/n5BfIX81YN
— Breaking Aviation News & Videos (@aviationbrk) October 5, 2023
Pasi tentoi disa herë, aeroplani bëri zbritjen e tij përfundimtare dhe më pas u ul, duke rrëshqitur nga pista, sipas Departamentit të Zjarrfikësve në Chattanooga.
Nga motorët doli tym, por nuk pati zjarr pasi aeroplani u ul, thanë autoritetet.
Visuals of FedEx Boeing 757-200 (N977FD) at Chattanooga Metropolitan Airport (CHA) after it did a landing and excursion without extended landing gears.
?WDEF News 12#safety #aviation https://t.co/ax6PFpwyFM pic.twitter.com/owqd7d9rJP
— FL360aero (@fl360aero) October 5, 2023
Autoritetet treguan se tre personat në bordin e aeroplanit FedEx nuk ishin lënduar dhe ishin në gjendje të dilnin nga aeroplani. /Telegrafi/