Telegrafi

Pas dështimit me Note 7, Samsung përgatit Note 8

Industria mobile është në pritje të dy modeleve të reja të telefonave të mençur nga Samsung, përkatësisht gjeneratën e re të Samsung Galaxy S8 që thuhet se do të lansohet në fillim të vitit të ardhshëm dhe versionin e ri të fabletit të saj Samsung Galaxy Note 8, i cili vjen pas dështimit të madh të Note 7.

Sipas Evan Blass dy modelet e reja të Samsung Galaxy S8 do të vijnë me numrin e modelit SMN-G950 dhe SM-G955.

Dje është thënë se Galaxy S8 do të vijë në dy madhësi të ekranit, një me një ekranin në 5.7 inç dhe modeli tjetër me një ekran prej 6.2 inç për të kompensuar mungesën për Galaxy Note 7.

Samsung do të lansojë këto dy modele të reja në Kongresin Botëror Mobil 2017 në shkurt, por në këtë ngjarje nuk pritet debutimi i Galaxy Note 8.