Manchester United po tenton që me çdo kusht të transferojë një sulmues në afatin kalimtar të janarit.
Djajtë e Kuq tentuan ta transferonin Erling Haalandin nga Red Bull Salzburgu, por lojtari kaloi te Bourssia Dortmundi për 22 milionë euro.
Tani, Ole Gunnar Solskjaer po shpreson që t’i marrë shërbimet e sulmuesit të Evertonit, Dominic Calvert-Lewin.
Por, rivali i tyre nga Liga Premier nuk do ta lëshojë edhe aq lehtë sulmuesin, duke kërkuar 60 milionë euro për kartonin e tij.
United mund të tentojë të ofrojë një lojtar dhe një shumë të parave, për t’i marrë shërbimet e lojtarit. /Telegrafi/