Telegrafi

Pas dështimit në Eurosong, Eneda rikthehet në punën e saj (Foto)

Eneda Tarifa është rikthyer në punën e saj pas Eurosongut.

Këngëtarja që përfaqësoi Shqipërinë në Festivalin Evropian, ku nuk arriti të futet as në finale, është rikthyer në Shqipëri me aktivitet e saj, transmeton Telegrafi.

Përmes rrjeteve sociale ajo ka lajmëruar ndjekësit e saj se sërish do të jetë në “Portokalli”, duke publikuar edhe një fotografi nga prapaskenat.

“Dhe ja ku gjendem përsëri në punën time të përhershme me një dashuri të veçantë, e vleresim për kolegët e mi aktorë”, ka shkruar Eneda.

Kujtojmë se Eneda që nga fillimi kur fitoi Festivalin e RTSH-së, mori kritika të mëdha nga publiku dhe njerëz të skenës, të cilët e cilësuan si jo të duhur këngën e saj për përfaqësim të Shqipërisë./Telegrafi/