Skuadra gjilanase, Drita ka mbetur pa trajner pas humbjes shokuese ndaj Hajvalisë para tifozëve të vet 0:1.
E si pasojë e rezultateve katastrofale bardh e kaltërit ia kanë aprovuar dorëheqjen trajnerit Sadat Pajaziti.
Në fakt Drita besoi shumë në të duke i dhënë mundësi ta udhëheq një projekt të madh por ai nuk kishte kurrfarë ide për ta menaxhuar skuadrën.
Në pesë ndeshjet e para në kampionat, Pajaziti ka arritur të shënoi fitore vetëm në xhiron e parë ndërsa i ka humbur edhe katër ndeshje radhazi dy në udhëtim dhe dy në shtëpi.
Pas përfundimit të takimit, tifozët e revoltuar të Dritës i kanë kërkuar Pajazitit të jap dorëheqje duke i thënë se po e shkatërron Dritën.
E si duket presionit të tifozëve nuk ka arritur ti ikë Pajaziti i cili ofroi dorëheqjen e cila u aprovua menjëherë nga kryesia e klubit.
Gjatë kësaj jave klubi më i vjetër nga qyteti i Gjilanit, Drita pritet të vendosë për trajnerin e ri. /Telegrafi/