Site icon Telegrafi

Pas derbit, karrika të thyera në Korçë

 Kjo ndodhi edhe në Korçë, ku edhe pse Skënderbeu hapi dyert e stadiumit për tifozët e Partizanit, përtej kufizimit të përcaktuar në rregullore, tribuna mbrapa portave praktikisht u shkatërrua.

 

Gjithçka nisi në minutën e 37-të. Një mënyrë proteste për 11-metërshin e pretenduar nga Raçiç, apo reagim sipas pretendimeve të tifozëve të Partizanit, policia dhunoi pa shkak një mbështetës të kuq.

 

Fakti është që stolat fluturuan drejt fushës, një zjarr u shfaq në tribunë, ndërsa imazhet filmike konfirmojnë edhe shkatërrimin e shumë ulëseve të tjera.

 

Pamje të përsëritura pas atyre që ndodhën në derbin me Tiranën, kur më 7 Dhjetor u luajt vetëm ndeshja e dytë në stadiumin e rikonstruktuar Selman Stërmasi.

 

Ashtu si edhe në rastin e përpara dy javëve, i dëmtuar, veç stadiumit të Korçës, është edhe Partizani. Në pritje të bilancit për dëmtimet e shkaktuara në tribunën pas portës ku ishin akomoduar tifozët e kuq, klubi bëhet gati të paguajë faturën e radhës për një sjellje që aq sa e papranueshme, mbetet edhe e pakuptimtë. /Supersport/

Exit mobile version