Telegrafi

Pas dënimit të Saimir Tahirit, ambasadori britanik përgëzon sistemin ligjor në Shqipëri

Gjykata e Krimeve të Rënda në Shqipëri, ka dënuar ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri me pesë vite burg.

Lidhur me këtë, është deklaruar Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Duncan Norman.

Përmes një shkrimi në Twitter, ka përgëzuar sistemin ligjor në Shqipëri.

Lexo po ashtu Dokumenti i vendimit të gjykatës për Saimir Tahirin dhe bashkëpunëtorët

Ambasadori ka thënë se, vendimi për ish ministrin Tahiri, tregon se drejtësia po bëhet më e përgjegjshme.

Lexo po ashtu Tahiri në sytë e mediave botërore

“Vendimi mbi Saimir Tahirin tregon se sistemi ligjor i Shqipërisë po bëhet më i përgjegjshëm. Por dështimi për të dhënë dënim mbi akuza akoma më serioze, shtron pyetje dhe tregon rëndësinë e finalizimit të reformës gjyqësore”, ka shkruar Norman. /Telegrafi/