Telegrafi

Pas dënimit të përjetshëm të kriminelit, Ratko Mlladiq, kërcënohet me vdekje ish-presidenti serb Boris Tadiq

Kreu i Partisë Social Demokrate mori kërcënime në formën e mbishkrimeve në Beograd, por edhe në Banja Llukë.

Supozohet se kërcënimet kanë të bëjnë me vendimin e dhënë vetëm për kriminelin e luftës, Ratko Mlladiqin në Tribunalin e Hagës, ku u konfirmua dënimi i tij i përjetshëm.

Grafitet që ishin shkruar në muret në vendbanimet e Beogradit Dorcol dhe Vracar shkruanin, “Vdekje Boris Tadiqit”, raporton nova.rs.

Lexo po ashtu Shtatë serbë deri më tani janë dënuar përjetësisht për masakrat në ish-Jugosllavi

Në të njëjtën kohë, ngjitjet fyese u shfaqën në rrugët e Banja Llukës që shkruanin “Vdiq nënë”.

Ndryshe, Gjenerali famëkeq i Ushtrisë së Republikës së Serbe, Mlladiq, pas 15 vitesh fshehje, u arrestua në maj të 2011 gjersa u dënua gjatë kësaj jave për gjenocidin në Bosnje-Hercegovinë. /Telegrafi/