Futbollisti legjendar brazilian, Dani Alves, u dënua së fundmi me katër vjet e gjysmë burg për sulm seksual në Barcelonë më 30 dhjetor të vitit 2022.
Kështu Alves po kalon muajt më të vështirë të jetës së tij dhe ish-klubi i tij, Barcelona tani i ka dhënë një goditje të rëndë.
Gjegjësisht, mediat katalunase kanë raportuar se Barcelona e ka hequr plotësisht Alvesin nga historia e saj për shkak se emri i tij është fshirë nga lista e legjendave të klubit, e cila përbëhet nga 102 futbollistë.
Lista përbëhet nga lojtarët që kanë veshur fanellën e klubit katalanas nga viti 1899 e deri më sot dhe emrat e Sergio Busquets, Gerardo Pique dhe Jordi Alba janë të fundit që janë shkruar në të.
Në Barcelonë hezituan për një lëvizje të tillë, pritën vendimin përfundimtar për Alves dhe kur u dënua me katër vjet e gjysmë, nuk kishin zgjidhje tjetër veçse ta hiqnin nga lista e legjendave si të dënuar.
DANI ALVES NO ES MÁS LEYENDA DEL BARCELONA ❌?
???? El Barcelona retiró a Dani Alves de la condición de futbolista de leyenda del club luego de que el brasileño sea condenado a cuatro años y medio de prisión por violación pic.twitter.com/NFb1HAfxZR
— Diario Olé (@DiarioOle) February 26, 2024
Alves fitoi statusin e futbollistit legjendar të Barcelonës me 408 ndeshjet e tij në fanellën e Blaugranave gjatë tetë sezoneve e gjysmë të luajtura për këtë klub.
Një karrierë e gjatë dhe e suksesshme në të cilën ai fitoi tre Liga të Kampionëve, tre Superkupa Evropiane, tre Kupa të Botës për klube, gjashtë La Liga, katër Kupa të Mbretit dhe katër Superkupa të Spanjës.
Kujtojmë se së fundmi u shfaq lajmi se Alves do të dalë nga burgu pas disa muajsh, pasi në dënimin e tij do t’i llogaritet periudha e kaluar në burg, e përveç kësaj ka disa rrethana lehtësuese për një nga mbrojtësit e djathtë më të mirë të historisë. /Telegrafi/