Site icon Telegrafi

Pas dënimit nga Gjykata, deklarohet Lekaj: Vendim i padrejtë – kundërshtarët politikë mos të gëzohen para kohe

Pal Lekaj, deputet i Kuvendit të Kosovës nga AAK

Gjykata Themelore e Prishtinës, ka shpallur sot aktgjykimin në rastin e “53 milionëshit”, ku deputeti i AAK-së, Pal Lekaj është dënuar me tri vite e tetë muaj burgim.

Në një prononcim për Telegrafin, deputeti Lekaj e ka quajtur si të padrejtë dhe të pabazuar vendimin e Gjykatës.

“Në historinë e gjykimeve në Kosovë, ka pasur mijëra raste të gjykimeve të padrejta e të pabazuara, siç ishte edhe vendimi i sotëm i Gjykatës Themelore ndaj meje. E njoftoj opinionin e gjerë publik se asnjëherë nuk i kam tejkaluar kompetencat e mia e nuk e kam keqpërdorur pozitën e ministrit, kjo as në rastin e Autostradës “Arbën Xhaferi””, ka deklaruar Lekaj.

Lexo po ashtu Pal Lekaj dënohet me 3 vjet e tetë muaj burgim për rastin e 53-milionëshit

Ai ka shtuar se vendimin do ta kundërshtoj në Gjykatën e Apelit, dhe se është i bindur se vendimi i sotëm do të shpallet “NUL”.

“Kundërshtarëve të mi politikë u them të mos gëzohen para kohe, sepse e drejta që do të dalë në shesh shumë shpejt do t’i zhgënjejë. I bindur në pafajësinë time dhe në drejtësi”, është shprehur Lekaj. /Telegrafi/

Exit mobile version