Telegrafi

Publikon pamje të dëmeve nga breshri, deputetja Musliu: Me Zotin nuk mund të shtyhemi

Mot i ligë me shi e breshër ka përfshirë sot rajonin e Drenicës, me ç’rast janë shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi.

Pas kësaj fatkeqësie natyrore ka reaguar deputetja e PDK-së nga kjo zonë, Ganimete Musliu, e cila përmes një postimi në Facebook, ka shprehur keqardhje për dëmet e shkaktuara,

“Me Zotin nuk mund të shtyhemi dhe vetëm si ka thënë ai se ndryshe nuk bëhet”, ka shkruar Musliu, përcjell Telegrafi.

Ajo ka përkujtuar se nga stuhia dhe breshëri dje dhe sot janë dëmtuar shumë kultura bujqësore.

“Duke ndjerë keqardhje për djersen e bujqëve punëtorë, uroj që Qeveria e Kosovës të ju dal sa më parë në ndihmë  dhe të sanoj dëmet e shkaktuara nga breshëri”, ka shkruar Musliu, e cila ka postuar disa foto nga dëmet e shkaktuara nga breshri.

Mot i ligë me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe breshrit kanë përfshirë pasditen e sotme disa lokalitete të komunave të Drenasit dhe Skenderajt.

Lexo po ashtu Stuhi shiu dhe breshëri në Drenas dhe Skenderaj

Edhe gjatë ditë se djeshme ka pasur reshje shiu dhe breshri në disa zona të Komunës së Gjakovës. /Telegrafi/