Site icon Telegrafi

Pas deklaratës së përbashkët për Demarkacion, Thaçi pritet të takojë partitë politike

President i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Malit të Zi, Filip Vujanoviq kanë dalë me një deklaratë të përbashkët për Demarkacionin me Malin e Zi.

Lidhur me këtë marrëveshje, presidenti Thaçi pritet që sot gjatë ditës të takoi partitë politike.

Kështu ka mësuar Telegrafi nga burime brenda partive politike. Takimi pritet të mbahet pasdite mirëpo ende nuk ka orë të caktuar.

Ndryshe sot,presidenti Hashim Thaçi gjatë një konference për media bëri të ditur se me anë të kësaj deklarate ” Republika e Kosovës do të procedojë në Kuvendin e Kosovës dhe do të ofrojë të gjitha përpjekjet për të ratifikuar marrëveshjen sipas Nenit 12 të marrëveshjes. Republika e Kosovës dhe Mali i Zi pas ratifikimit njoftojnë njëra-tjetrën që kanë përmbushur procedurat e tyre të brendshme ligjore përmes kanaleve diplomatike dhe konstatohet se marrëveshja ka hy në fuqi do të formojnë një trup të përbashkët punues për shënjimin e vijës kufitare”.

Pas kësaj marrëveshje,Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se e mbështet këtë, mirëpo ka kërkuar shkarkimin e Qeverisë pas ratifikimit./Telegrafi/

Exit mobile version