Telegrafi

Pas dedikimeve romantike, Camila dhe Shawn kalojnë kohën në Miami

Camila Cabello dhe Shawn Mendes Foto: DailyMail

Camila Cabello dhe Shawn Mendes tashmë janë bërë çifti më i dashur për publikun.

Në rrjete sociale dyshja së fundmi kanë bërë dedikime romantike, të cilat lënë shumë përshtypje tek fansat, shkruan Daily Mail.

Sidoqoftë kësaj, gjatë ditës së sotme (e hënë) ata janë parë në Miami, duke kaluar kohë produktive me njëri-tjetrin.

Ata kishin zgjedhur t’i lënë maskat mbrojtëse në shtëpi, ndërsa shëtisnin në një park.

22-vjeçari përmes veshjes së ekspozuar vuri në pah figurën muskulore dhe tatuazhet në pjesën e sipërme të trupit.

Camila në anën tjetër u pa me një veshje të thjeshtë, ndërsa makijazh nuk kishte vendosur fare.

Theksojmë se çifti filloi lidhjen verën e kaluar dhe që atëherë kanë shfaqur dashurinë e tyre. /Telegrafi/