Telegrafi

Pas debatit të ekspertëve, Ligji për Prokurorinë Publike kthehet në grupet e punës

Pas dy ditëve debat në mes ekspertëve, propozim ligji për Prokurorinë Publike kthehet në grupet e punës të partive politike.

Pritet që një pjesë e vërejtjeve të theksuara gjatë debatit të gjenden në tekstin e Ligjit.

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska dje në konferencë për shtyp tha se nuk do të lejojë bllokimin e procesit të ligjit dhe se do të përpiqen të caktojnë takim me grupet e partive parlamentare me format më të zgjeruar. Ajo shprehu shpresën se në takim do të marrin pjesë edhe deputetët e OBRM-PDUKM-së.

Në Kuvend dje dhe pardje u organizua debat publik për Ligjin për Prokurorinë Publike, nën organizim të Komisionit për Sistem Politik dhe marrëdhënieve në mes bashkësive./Telegrafi/