Edhe një çift i kinematografisë turke është kurorëzuar pas një lidhje disavjeçare.
Burak Ozcivit dhe Fahriye Evcenin i kanë thënë po njëri-tjetrit në një ceremoni të organizuar në Stamboll.
Menjëherë pas kësaj çifti ka marrë rrugën e largët për të kaluar muajin e mjaltit, i cili duket se po ju shkon si është më së miri, transmeton Telegrafi.
Dyshja ka zgjedhur ishujt dhe plazhet fantastike të Maldives për pushimet verore, ku edhe kanë publikuar edhe disa imazhe në rrjetet sociale.
Interesant është fakti se në asnjë fotografi nuk po i shohim teksa kanë dal së bashku çifti i ri, të cilët kanë zgjedhur si duket të jenë fotograf personal të njëri-tjetrit.
Ndryshe, në një prej aeroporteve moderatorja shqiptare e ka takuar “Bali Bejin” dhe ka provuar të bëj një selfie, por të cilën nuk e ka lejuar Evcen. /Telegrafi/