Almeda Abazi ditë më parë është bërë nënë për herë të parë. Modelja shqiptare ka sjell në jetë një djalë që e ka pagëzuar me emrin Efehan, të cilin e kishte përzgjedhur së bashku me bashkëshortin Tolgahan Sayisman.
Bukuroshja gjatë ditë së sotme (e mërkurë) ka bërë daljen e parë me të birin që nga momenti kur erdhi në jetë vogëlushi.
Zeshkania me këtë rast ka deklaruar: “Jam e lumtur dhe për asnjë moment nuk po i ndahem. Ju dhashtë Zoti të gjithëve fëmijë”.
Ajo më tutje ka pohuar se në momentin kur e ka marrë djalin në dorë për herë të parë ka menduar se e ka sjellë në jetë “bashkëshortin”, pasi që shumë i përngjan aktorit turk.
Kujtojmë që Almeda dhe Tolga kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë më 14 shkurt të vitit 2017 dhe jetojnë së bashku prej vitesh në Turqi. /Telegrafi/